Politika e privatësisë
Përditësuar më 18 tetor 2026Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna mbledh Hallall Kosova, pse i mbledh dhe si i mbron. Mbledhim vetëm atë që na duhet për të publikuar lokalet dhe për t’iu përgjigjur mesazheve.
Çfarë të dhënash mbledhim
- Kur aplikon një lokal, emrin dhe të dhënat e lokalit, orarin, linkun e Google Maps, fotot, emrin e personit të kontaktit, telefonin, email-in dhe emrin e pronarit që nënshkruan betimin.
- Kur na shkruan përmes formularit të kontaktit, emrin, email-in dhe mesazhin.
- Kur viziton faqen, qytetin e përafërt sipas adresës IP, që të shfaqim lokalet afër teje. Adresën IP nuk e ruajmë.
- Në shfletuesin tënd ruajmë gjuhën dhe qytetin që ke zgjedhur. Nuk përdorim cookies për reklama apo gjurmim.
Pse i përdorim
- Për të shqyrtuar aplikimet dhe për të konfirmuar që nënshkruesi është pronari i lokalit.
- Për të publikuar profilin e lokalit dhe për të dërguar kujtesat e rinovimit të betimit.
- Për t’iu përgjigjur mesazheve dhe raportimeve.
Çfarë shfaqet publikisht
Në profilin e lokalit shfaqen emri, kategoria, adresa, orari, fotot, data e betimit dhe data e rinovimit. Emri i pronarit, telefoni dhe email-i i kontaktit nuk publikohen.
Me kë i ndajmë
Të dhënat nuk i shesim. I ruajmë te ofruesit që e mbajnë faqen në punë, Supabase (baza e të dhënave dhe fotot), Resend (dërgimi i email-eve) dhe Netlify (hostimi i faqes dhe qyteti sipas IP-së). Ata i përpunojnë të dhënat vetëm sipas udhëzimeve tona.
Sa kohë i ruajmë
Të dhënat e lokalit i ruajmë sa kohë që lokali është në listë. Kur lokali hiqet, i fshijmë brenda 12 muajve, përveç kur ligji kërkon ndryshe. Mesazhet e kontaktit i fshijmë pas 12 muajsh.
Të drejtat e tua
Mund të kërkosh t’i shohësh, t’i korrigjosh ose t’i fshish të dhënat e tua në çdo kohë. Na shkruaj në hallallkosova@gmail.com dhe të përgjigjemi brenda 30 ditëve. Ke të drejtë të ankohesh edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës.
Ndryshimet
Nëse e ndryshojmë këtë politikë, përditësojmë datën në krye të faqes. Për ndryshime të rëndësishme njoftojmë pronarët e lokaleve me email.
Ke pyetje?
Na shkruaj dhe të përgjigjemi me email.